Përfaqësues të VV-së takohen me ambasadorin Cliff
Zyrtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, zhvilluan një takim me Ambasadorin e Britanisë së madhe në Prishtinë Ian Klif dhe sekretaren e dytë të ambasadës Myrna Mekgregër.

Në këtë takim u diskutua mbi situatën aktuale politike ku të dyja palët shtjelluan pikëpamjet e tyre. Përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përveç prezantimit të qëllimeve dhe projekteve të lëvizjes, shtjelluan edhe mundësitë e zgjidhjes së problemeve dhe rrugët për daljen nga kriza e në të cilën gjendet Kosova.

Me theks të veçantë u diskutua mbi reformën e procesit zgjedhor apo ligjin për zgjedhjet e përgjithshme. Përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! prezantuan në detaje pikëpamjet mbi këtë reformë.
Shtuar më 07/02/2012, ora 19:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori