Përçarje tek Vetëvendosje, katër kaçanikas japin dorëheqje
Pëlqej
Katër aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kaçanik kanë dhënë dorëheqje nga partia, me arsyetimin se VV-ja ka shkelur parimet me marrëveshjen që nënshkroi me koalicionin LAN.

Kështu, dorëheqjen e ka dhënë i pari i Vetëvendosjes në Kaçanik, Basri Kodra dhe 3 aktivistë të tjerë.

"Me veprimet dhe qëndrimet e fundit të Kryesisë së lëvizjes ‘Vetëvendosje’ në raport me konceptin politik e programor të saj dhe afrimin me partitë e bllokut opozitar, që rezultoi më në fund me marrëveshjen joparimore të quajtur çuditërisht 'Marrëveshje mbi parimet', konsiderojmë se Kryesia e Lëvizjes i ka shkelur në mënyrë flagrante parimet themelore politike dhe kombëtare mbi bazën e të cilave është lindur, ngritur dhe ka zhvilluar aktivitetin e saj të gjertanishëm, duke filluar kështu dalëngadalë të heqë dorë nga qëllimet dhe qëndrimet e mëparshme dhe duke u bashkuar me partitë e tjera të njëllojta", kanë thënë aktivistët e dorëhequr, raporton Koha Ditore.

Deklarata e dorëheqjes është nënshkruar nga ana e Basri Kodrës, Bujar Burrnikut, Ilir Gashit dhe Gëzim Mezinit, të tre me pozicione të ndryshme aktivizmii për VV-në deri më tani në Kaçanik./albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori