Përçarje në LDK?
Pëlqej
Përpjekjet për të marrë veprime edhe më tej, edhe në kundërshti me Gjykatën Kushtetuese, si dhe fakti që edhe pse LDK-ja doli parti e parë nga koalicioni LAN dhe nuk u zgjodh kryeministri nga rradhët e saj, ka bërë që pakënaqësitë brenda partisë të rriten.

Sabri Hamiti, një nga themeluesit e LDK-së dhe figurat më të vjetra në parti mund ta formojë grupin e tij parlamentar, shkruan Indexonline.

Ndarja është bërë akoma dhe më e thellë nga fakti që koalicionit LAN iu bashkangjit edhe Vetëvendosje e Albin Kurtit, parti që ka sulmuar shpesh Isa Mustafën dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori