Përçarja e serbëve, jo më shumë se 10 vende në Kuvend
Lista Serbe pati paralajmëruar fillimisht se do të fitonte 15 deri në 20 vende në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, serbët tashmë kanë lajmëuar se mund ti bojkotojnë zgjedhjet e 8 qershorit.

Arsyeja kryesore ka të bëjë me simbolet e shtetit të Kosovës në fletëvotime, transmeton Telegraf.

Burime për këtë gazetë thonë se Lista Serbe ka bërë edhe një llogaritje të fundit, në bazë të së cilave serbët nuk fitojnë më shumë se 10 ulëset e garantuara për serbët.

Llogaritjet fillestare ishin që në zgjedhje të dilnin mbi 70 mijë serbë, por këto parashikime janë zbehur. /albeu.com/

Shtuar më 02/06/2014, ora 09:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori