Përçahet presidenca, dorëhiqet Gashi
Këshilltari për politikë të jashtme i presidentes së Kosovës Atifete Jahhjaga, Qëbdrim Gashi ka dhënë dorëheqjen. Gashi njëri ndër bashkëpunëtorët e parë të saj, i ardhur nga Partia Fryma e Re (FER), ka dhënë dorëheqje nga ky post, njoftojnë mediat vendase, duke cituar burime të afërta me presidencën.

Presidentja e Kosovës Jahjaga kishte zgjedhur Ilir Dedajn për këshilltar të parë politik, e këtij më vonë i është bashkëngjitur edhe Qëndrim Gashi.

Që të dytë vijnë nga Partia Fryma e Re, nga e cila kishin dhënë dorëheqjen dy apo tri ditë para se ajo t’i bashkëngjitej Lëvizjes Vetëvendosje, si pasojë e asaj se partia e tyre nuk kishte arritur të kalonte pragun zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Mësohet se dorëheqja e Qëndrim Gashit nga pozita e këshilltarit për politikë të jashtme vjen si pasojë e pakënaqësisë së tij brenda Presidencës.
Lista e plotë e këshilltarëve të presidentes Jahjaga është kjo:

Këshilltarët e presidentes:

1. Ilir Deda, këshilltar i lartë politik dhe shef i Stafit.
2. Qëndrim Gashi, këshilltar politik.
3. Arbër Vllahiu, këshilltar politik për media dhe marrëdhënie me publikun.
4. Ariana Qosaj-Mustafa, këshilltare politike për çështje juridike.
5. Ilir Salihu, këshilltar politik për ekonomi.
6. Venera Hajrullahu, këshilltare e posaçme për integrime evropiane.
7. Hakide Kida, këshilltare politike
8. Beton Retkoceri, oficer ndërlidhës Presidencë-FSK.
Shtuar më 01/10/2011, ora 18:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori