Përballja diplomatike, Shqipëri-Kosovë, Serbi-Maqedoni
Pëlqej
Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të ndara në planin diplomatik, sidomos me projektin për krijimin e ambasadave të përbashkëta.

Shqipëria dhe Kosova nga njëra anë dhe Serbia me Maqedoninë nga ana tjetër po zhvillojnë "një betejë" të ashpër diplomatike, shkruan Ina.

Maqedonia dhe Serbia e nënshkruan dje marrëqveshjen për përfaqësi diplomatike të përbashkëta, kur Daçiç e vizitoi Shkupin.

“Konsiderojmë se ky përbën një hap plotësues si në aspektin financiar ashtu edhe në racionalizim e resurseve që janë të domosdoshme dhe që në kushte të krizës financiare dhe ekonomike në BE janë shumë të rëndësishme”, tha Daçiç në takim me Popovskin.

Por, edhe Shqipëria me Kosovën nuk janë pas. Dje u takuan Bushati dhe Hoxhaj dhe u vendos që në Milano të ketë përfaqësi diplomatike të përbashkët.

Aleancat e këtilla shkojnë edhe më larg, teksa të dyja "aleancat" gjithashtu kanë mbajtur dhe po parashikojnë edhe të mbajnë takime të përbashkëta ndërqeveritare. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori