Presidenti i Kosovës, Hashim
Thaçi ka reaguar pas vrasjes së dy
vëllezërve Maloku në Plloqicë të
Malishevës.
Thaçi ka thënë se dënon këtë vrasje, duke u shprehur ngushëllime më të thella familjes
Maloku.
Postimi i plotë:
E dënoj vrasjen e mbrëmshme të
vëllezërve Maloku në Plloqicë të Komunës së
Malishevës. Familjes
Maloku ua shpreh ngushëllimet më të thella, ndërsa e vlerësoj reagimin e shpejt të organeve të rendit dhe drejtësisë. Si shoqëri nuk mund të lejojmë që të cenohet jeta e njeriut, në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim. HTH/
Shtuar më 09/03/2018,
ora 16:03