Për vetëm gjashtë muaj, 220 zjarre në Gjilan
Shërbimi i ZjarrfikësveGjilan gjatë periudhës 6-mujore të këtij viti ka kryer 256 intervenime, ku shumica kanë qenë fikje të zjarrit, 220 sosh, ndërsa të tjerat intervenime kanë qenë teknike.

Këto të dhëna janë bërë të ditura gjatë takimit të Komitetit për Shërbime Publike ku është miratuar raporti i punës së Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim për periudhën 6-mujore

Megjithatë, zjarrfikësve të kësaj komune u mungon përkrahje buxhetore për projektet që do të lehtësonin punën e tyre, siç është ndërtimi i një nënstacioni në pjesën e Gllamës, por edhe shtimi i kapaciteteve të tjera.

Ensar Kadriu, drejtor për mbrojtje dhe shpëtim i ka deklaruar gazetës se Komuna do të synojë që të realizohen projektet e zjarrfikësve së bashku me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Sa i përket infrastrukturës mekanike jemi mirë për shkak se kemi mjete. Infrastruktura është kërkesë edhe më e hershme, është në plan që të themelohet edhe një nënstacion për shkak të rritjes së qytetit, mirëpo saktësisht nuk mundem që të them se kur do të fillojë, sepse nuk varet nga ne, është bashkëpunim edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme”, ka thënë ai.

Sipas tij, shërbimi i zjarrfikësveGjilan funksionon me 30 për qind të kapaciteteve, ngase ka 33 zjarrfikës të rregullt në një komunë e cila ka 90 mijë banorë sipas të dhënave zyrtare. Sipas tij, mosha e zjarrfikësve është mbi 50 vjeç.
Shtuar më 08/07/2017, ora 09:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori