Për veriun duhet vizion dhe jo llafe
Ambasadori francez në Kosovë Zhan Fransua Fitu ka thënë se për veriun duhet të ketë një vizion dhe jo vetëm të bëhen biseda. Gjatë një vizite në Graçanicë, ambasadori francez ka thënë se sa më shumë të flitet për veriun rrezikohet që vetëm të flitet dhe asgjë tjetër.

Mendoj se sa më shumë që flasim, rrezikojmë që vetëm të vazhdojmë të flasim. Ajo që tha BE para gjashtë muajve dhe që është shumë e rëndësishme, është se duhet të ketë një vizion për veriun dhe jo shumë biseda dhe jo fjalë, sepse të gjithë po flasin si vendorët ashtu dhe ndërkombëtarët. Unë mendoj se sa më shumë po flasim, thjeshtë po bëjmë më shumë presion në njerëz”, ka thënë Fitu. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2012, ora 17:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori