Për tu marrë shembull, falet gjaku në Gjilan
Një i vdekur e shumë të lënduar ishte bilanci i aksidentit në Gjilan që ndodhi para pak kohësh.

E familja e viktimës Qerim Çoçaj ia ka falur sot gjakun familjes Avdiaj nga Peja.

Falja e gjakut u bë para një numri të madh të pjesëmarrësve ndërsa familja Çoçaj fali gjakun e familjarit të tyre Qerim Çoçaj, i cili mbet i vdekur kur kamioni që drejtohej nga anëtari i familjes Avdijaj nga Peja humbi kontrollin dhe shkaktoi aksident të rëndë.

Kjo u bë në ambientet e komunës së Gjilanit, teka inicues ishte kryetari i komunës Lutfi Haziri.

Ai ka vlerësuar lartë gjestin e faljes së familja Çoçaj.

“Ai ka lënë familjen e mrekullueshme, sot po shohim që Qerimi qenka gjallë, kjo falje është falë pjekurisë së madhe që ka tregu i biri i tij Refiku, ky edhe ditën kritike e ka dëshmuar duke ju ftuar në varrim”, ka thënë ai.
Shtuar më 29/03/2019, ora 13:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori