"Për tu anëtarësuar në UNESCO duhen edhe votat e shteteve që s'na kanë njohur"
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, është shprehur se, beteja kryesore tani është anëtarësimi i Kosovës në UNESCO. Ai tha se, janë duke lobuar shumë që vendi të jetë pjesë e UNESCO-s, megjithatë sipas tij, nuk dihet asgjë e sigurtë deri në fund të procesit.

Ai tha për INFO BOX të TV Dukagjinit se, për anëtarësimin në UNESCO duhen 2/3 e votave, që nënkupton se edhe disa shtete që nuk e kanë njohur Kosovën duhet të votojnë pro.

Selimi tha se, Serbia është duke bërë një fushatë agresive dhe tejet negative kundër Kosovës. Ai bëri të ditur se Serbia ngjarjet e 2004-së po i kombinon me ISIS për të kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës.

Zëvendësministri është shprehur ndër të tjera se, Serbia bëri kërkesë që Kosova mos të përfshihet në agjendën e Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, por dështoi me një kërkesë të tillë.

Ai tha se mos pranimi eventual do të ishte një zhgënjim për Kosovën, por assesi nuk mund të quhet dështim.

Sipas zëvendësministrit, së shpejti Kosova do të aplikojë edhe në Këshillin e Evropës. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2015, ora 14:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori