Për të marrë sa më shumë fonde nevojiten reforma
Mimoza Kusari-Lila
Janë me dhjetëra milionë euro fonde nga donatorë të ndryshëm të cilat do tu dedikohen 10 vendeve të Ballkanit Perëndimor, e që kanë qëllim kreditimin me kushte të favorshme për bizneset inovative.


Udhëheqësi për investime nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim OECD Alan Paic, tha se për të marrë sa më shumë fonde nevojiten reforma. “Janë reforma që Kosova duhet t''i implementojë për të bërë Kosovën vend më të mirë për ndërmarrje të vogla e të mesme në zhvillim dhe ndërmarrje inovative”, tha Paic.

Ministrja e Tregtisë e Industrisë, Mimoza Kusari Lila, theksoi se Kosova ka bërë shumë reforma dhe do të vazhdojë më tej në këtë rrugë.

“Qasje në fondin investiv në Ballkanin perëndimor që është edhe cak i yni që tu mundësojmë bizneseve tona që të kenë kredi për Start Up biznese që kryesisht sillen prej 6 000 deri 10 mijë euro, kredi për ndërmarrje ekzistuese që mund të arrijnë vlerën deri në 200 mijë euro”, tha Kusari-Lila. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2012, ora 12:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori