“Në shtëpi keni avantazhe”, doktori i njohur jep këshilla për shqiptarët

Doktori i njohur Isuf Kalo, ka dhënë në këto ditë të vështira mesazhe dhe këshilla për shqiptarët.

Ditën e sotme ai ka preferuar të japë disa këshilla teksa bën thirrje të qëndrojmë në shtëpi për t’i shpëtuar koronavirusit.

Nga Prof Dr Isuf Kalo

Coronavirusi po vret edhe tek ne…Masat e duhura për të bllokuar ose minimizuar përhapjen e tij janë thënë dhe përsëritur me ngulm nga qeveria, ministria e shëndetësisë, specialistet infeksionit, dhe mediat ato duhen konsideruar imperative dhe jetësore

Shpresat e kalimit të Covid-19 në forma të lehta sidomos në moshate reja dhe tek qytetare pa sëmundje konike nuk duhet të na gënjejnë. Mundësit e përfundimit fatal të sëmundjes janë tek cilido. Ështëngushëllues fakti që gjashtë tësëmurë rëndë nga coronavirusi të shtruar në spitalin tonëinfektiv mundën të shërohen.Kjo fal kujdesit me profesionalizëm dhe përkushtim të lartë të personelit mjekësor. Mirëpo ndërkohë pesë tëtjerë prej tyre humbën jetën megjithëpërpjekjet dhe kujdesin e shkëlqyer intensiv spitalor

Mesazhi është i qartë: Secili prej nesh që të jetë i sigurt për jetën duhet t’i shpëtoj prekjes nga virusi. Nuk ka tjetër mënyrë dhe as tjetër.siguri

Ndërkohëzhvillimet e pandemisë kanëevidentuar se humbjet e jetëve njerëzore, që ai shkakton janëshumë më të shpeshta tek personat e moshuar që vuajnë njëkohësisht nga sëmundje kronike shoqëruese si dobësi e zemrës, hipertension arterial, diabet, obezitet, sëmundjet kronike tëmushkërive, ast’hma bronkiale, sëmundjet kronike të veshkave, sëmundjet autoimune , depresioni mendor etj.

Si shkak për këtë besohet imuniteti paraprakisht i dëmtuar i tyre,nga ato sëmundje prej mjekimit jo korrekt, dhe stilit jo tëshëndetshëm të jetës, çka dobësojnëreagimin e organizmit ndaj virusit.

Ndërkohënë kushtet e vetizolimit në shtëpi situata shëndetësore e pacienteve të tillëmund që bëhet akoma më vulnerabel. Stresi, mbyllja brenda, pa aktivit fizik, vështirësitë e respektimit të dietës, ndjenja e vetmisë e braktisjes prej ndërprerjes së vizitave dhe komunikimit me mjekët që deri atëherëi kanë ndjekur apo edhe pamundësia e kontaktit me njerëzit e dashur të afërm të tyre mund që shprehen me keqësimin e parametrave tëgjendjes shëndetësore si rritje e shifrave tëtensionit arterial, rritje e glicemisë, prishje e humorit, e gjumit ,shtimi duhan pirjes ,pasiguri çrregullime të oreksit, , vështirësi për respektimin e higjienës trupore etj .

Vetvetiu pacientëve të tille u lindin pyetje lidhur me mënyrën e zbatimit të mjekimit, adaptimin e tij në rrethanat e reja,.Për fat të keq ata përgjithësisht nuk janëedukuar dhe aftësuar për të vetmenanxhuar sëmundjen e tyre kronike në kushtet e shtëpisë.Kultura shëndetësore qytetarëve tanë është e ulët .Faji nuk është aq i tyre sesa i vet sistemit shëndetësor që tradicionalisht e ka anashkaluar këtë nevojë Tani pacientëve të ngujuar u duhet një një mendje që t’i udhëzoj . Vetëm pak prej tyre kanë kompjuter dhe akses në internet për udhëzime online

Vetsistemet shëndetësore përgjithësisht nuk e kanëpatur prioritet kujdesin ndaj tësëmurëve në shtëpi .Tempulli i lavdisë e krenarisë së tyrekanë qenë e janëspitalet dhe qendrat shëndetësore ambulatore të paisur me profesionistëme barna të kohës dhe teknologji moderne. Kjo është e justifikueshmepërpërballjet e tyre mesëmundjet akute dhe urgjente të cilat nuk mund të mjekohen e të shërohen ambulatorisht . Porjo për sëmundjet kronike ,të cilat nuk shërohen dot plotësisht. në spital Ato pacientet edhe pas daljes nga spitaleti marrinnë shtëpi me vetegjatë gjithë jetës së tyretë pashëruara përfundimisht.

Në fakt “Home care” dhe“ Self care“ janë pistapotenciale tëcilat po të shfrytëzohen seriozisht në mënyrë të mirë organizuar , munden ta lehtësojnë ndjeshëm barrën e spitaleve dhe të personelit mjekësore me anë të kontributit të vet qytetarëve të sëmurë dhe të familjareve të tyre.

Shtëpia, vec të tjerash është padyshimedhe qendër gjigande shëndetësore me potenciale të mëdha burimesh njerëzore. Në jetën e përditshme në të kryen një numër pafund procedurash në dobi të ruajtjes e tëmirëmbajtjes së shëndetit personal të qytetareve ashtu dhe në ndihmë të pjesëtarëve të sëmurëtë familjes.Me goditjen që pësuan sistemet shëndetësore nga Covid -19 po rrezikojnë kudo të bien në kolaps prej pamjaftushmerisëtë stafit profesional dhe të ambienteve spitalore . Asnjëherë sa tani nuk ekanë ndjerë nevojën që të ndihmohen në partnership nga qytetarët. Strukturimi dhe fuqizimi i vetmjekimit i pacientëve me sëmundje kronike në shtepi është një opsion për tu konsideruar me përparësi

Shembulli se si tek ne një numur i pacientëve me diabet e vetë menanxhojnë, monitorojnë dhe e vetadaptojnë me sukses sëmundjen në kushtet e shtëpisë vlen per tu shtrirë në mënyrë të strukturuar si pjesë integrale e sistemit edhe ndaj të sëmurëve të tjerë kronike .

Në rrethanat e pandemisë së Covid-19 është rasti që ky potencial të shfrytëzohetndaj sëmurëve kronike, të moshuar dhe të vetizoluar me shpresë që t’i ndihmoj sado pak ataqë do prekën nga virusi ta përballojnë sëmundjen më lehtë, dhe me minimum letalitet

Ministra e shëndetësisë disponon tashmë një material me udhëzime të hollësishme specifike i hartuar posacërisht nga specialistet respektiv për qytetar të tillë të vet izoluar, të prekur ose jo nga coronavirusi që vuajnë një apo disa nga sëmundjet shoqëruese kronike. Paralelisht me këtë do deklarohen publikisht numrat e telefonit të mjekëve të familjes dhe të specialisteve përkatës çka do ju rivendos pët të sëmurë të tille urat e kontaktit përkohësisht të vështirësuar ose të ndërprera me ta.

Fuqizimi i një praktikë të tillë mund ti shërbejë këtij kontingjent si dritare mundësie suplementare për të vetadaptuar mjekimin , për t’ju forcuar imunitetin dhe minimizuar humbjet e jetës së tyre të kërcënuara frikshëm nga kjopandemi

Së bashku ;qytetarë, pacientë dhe mjek do jemi më të fortë


Shtuar 25.03.2020 09:44