Për shkak të hetimeve, pezullohet Kryeshefi i Inspektoratit të Policisë
Pëlqej
Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Hilmi Mehmeti është pezulluar nga pozita e tij.

Suspendimin e Mehmetit e ka bërë Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

Kryeshefi i IPK-së, Hilmi Mehemetin ka thënë në lidhje me pezullimin e tij.

Ai tha se deri te suspendimi ka ardhur një hetim i cili është duke e zhvilluar ministri Sefaj.

“Është në pyetje një hetim i cili është duke u zhvilluar. Deri në përfundim të hetimit do të jem i pezulluar me pagesë”, tha Mehmeti duke zgjedhur të mos flas në lidhje me rastin. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2018, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori