Për Milaim Zekën Tirana dhe Beogradi nuk kanë ndryshim
Pëlqej
Milaim Zeka, deputeti i NISMA-s për Kosovë, duke komentuar deklaratat e kundërshtarëve politik, ka thënë se shteti nuk ka mbetur në duart e Vuçiqit, duke iu referuar marrëveshjes së fundit.

“Po dëgjojmë se po thonë se shteti mbeti në dorën e Listës Serbe dhe në dorën e Vuçiqit”, ka thënë Zeka në Ballë për Ballë të Orës së Fundit.

“Lista serbe nuk është pjellë as e Haradinajt dhe as e Limajt”.

“Ata kanë qenë në Kuvend që nga krijimi i tij”.

“Lista Serbe janë pjesëtarë të Kosovës”.

“Edhe liderët tanë konsultohen me Tiranën, madje edhe ata në Shkup”.

“Nëse qeveria do të kushtëzohet nga Vuçiqi dhe Serbia, atëherë do ta rrëzojnë vetë Haradinajn”.

Zeka ka thënë se Kuvendin e Kosovës gjatë gjithë kësaj kohe e kanë bllokuar Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Me asnjë të drejtë ligjore dhe as njerëzore nuk kanë pas të drejtë LDK dhe VV ta imponojnë emrin e kryetarit të Kuvendit”.

“Bllokuesit kryesor ishin LDK-ja dhe Vetëvendosja, përfshi edhe AKR-në”.

Ndërsa nesër pritet që në ora 11:00 të vazhdojë seanca konstituive për krijimin e institucioneve.

E Zeka ka paralajmëruar Haradinajn që të ketë kujdes në zgjedhjen e emrave të ministrave, pasi sipas tij “ata nuk duhet të bëhen sa për tu bërë”.
Shtuar më 07/09/2017, ora 08:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori