Për Kosovën vendosin fuqitë e mëdha
Presidenti i Serbisë Boris Tadiq thotë se puna e tij është që të bindë fuqitë e mëdha se plani i tij për Kosovën është real dhe se ndarja e Kosovës është e pamundur. "Çdo gjë për të cilën shqiptarët e Kosovës dhe serbët e Beogradit merren vesh nuk mund të implementohet në qoftë se fuqitë e mëdha nuk bien dakord për këtë," tha Tadiq për Al Jazeera.

Presidenti serb ka shpjeguar se plani i tij katër pikësh është një lloj thirrje për të gjetur zgjidhje pasi që ndarja e Kosovës është e pamundur, pasi që sipas tij me këtë nuk pajtohen fuqitë e mëdha.

"Plani im është paraqitur në shumë kryeqendra vendimmarrëse. Përgjigja për planin tim nuk është pozitive por as negative, por ne do të presim të shohim nëse ky plan do të mirëpritet” ka thënë Tadiq.

Sipas tij, ka shumë raste në botë që mund të shërbejnë si shembull për zgjidhjen e çështjes së veriut të Kosovës. Ai ka përmendur Tirolin Jugor, Irlandën Veriore dhe Ishujt Alande.
Shtuar më 04/02/2012, ora 15:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori