Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur delegacionin e lartë nga Qeveria Gjermane, kryesuar nga sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes,
Thomas Richard Silberhorn dhe Maria Flachsbarth, sekretare e Shtetit në Ministrinë për Bashkëpunim
Ekonomik.
Në një konferencë për media kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj tha se ka ardhur momenti që prania e ushtarëve gjerman në Prizren zëvendësohet me park inovativ për zhvillim
ekonomik.
Kurse, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes,
Thomas Richard Silberhorn tha se ky moment është i rëndësishëm pasi që ka ardhur koha që kampin ta transferojnë në duart e palës kosovare.
"Është një privilegj për neve që t'i tregojmë publikut në Kosovë se aktiviteti jonë ushtarak në Kosovë ka qenë i suksesshëm në atë mënyrë që kemi kontribuar. 20 vitet e fundit 27 ushtarë gjermanë kanë dhënë jetën në Kosovë, sikurse shumë familje kosovare ata janë sakrifikuar dhe sakrifica e tyre nuk ka shkuar dëm", u shpreh ai.
Maria Flachsbarth, sekretare e Shtetit në Ministrinë për Bashkëpunim
Ekonomik tha se sot është një ditë historike.
Shtuar më 04/10/2018,
ora 12:38