Për herë të parë një shqiptar do të bëhet president i përkohshëm në Maqedoni (FOTO LAJM)

Qeveria maqedonase do të iniciojë ndryshime të reja kushtetuese për zgjedhjen e presidentit në Kuvend, në rast se opozita vendos të bojkotojë zgjedhjet, thanë burimet e qeverisë së vendit fqinj për INA.

Derisa të realizohet e gjithë procedura për ndryshimet, që zgjasin 100 ditë, detyrën e presidentit sipas Kushtetutës përkohësisht do ta kryejë Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, një shqiptar.

Zgjedhjet presidenciale do të njoftohen më 2 ose 3 shkurt, ndërsa duhet të mbahen në fund të muajt mars.

VMRO DPMNE nuk ka paralajmëruar bojkotim, por në rast të tillë nëse nuk ka konsensus për zgjedhjen e presidentit të vendit, nga qeveria nuk e hedhin poshtë mundësinë e bërjes së ndryshimeve kushtetuese me të cilat do të ndryshohej mënyra e zgjedhjes së presidentit.

Zgjedhjet që të jenë të suksesshme, në raundin e dytë duhet të dalin 40 për qind e atyre të cilët janë të regjistruar në Listën Zgjedhore.
Shtuar më 26/12/2018, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori