Për herë të parë Kosova nënshkruan marrëveshje me SHBA-në në kongres
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se nesër do ta nënshkruajë marrëveshjen për investime me MCC-në, duke treguar se është hera e parë që kjo marrëveshje nënshkruhet në ndërtesën e kongresit.

Ky është postimi i plotë i tij:

Nesër do ta nënshkruajmë marrëveshjen e investimeve me MCC-në.

Është hera e parë në histori të këtij agjencioni qeveritar amerikan që marrëveshja po nënshkruhet në ndërtesën e kongresit, në prani të liderëve demokratë e republikanë.

Është fjala për investime të menjëhershme në fushat, si energjia efiçente dhe lufta kundër korrupsionit.

Falënderoj lidershipin e MCC-së, kongresmenin Engel, stafin e USAID-it, si dhe ekipin kosovar të udhëhequr nga Petrit Selimi për punën e madhe që kanë bërë ashtu që këto investime të aprovohen në afat rekord./albeu.com/
Shtuar më 11/09/2017, ora 13:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori