Për hajër i qoftë Krasniqit
Sekretari i Përgjithshëm i PDK'së, Basri Musmurati ka thënë se partia e tij nuk e ka në plan të merret me Jakup Krasnqin dhe as me anëtarët e partisë që po themelojnë iniciativa qytetare.

"Për hajër i qoftë. Unë nuk e kam ndërmend të merrem me këto fare", ka thënë Musmurati, për Express, të premten.

Një ditë më parë, Jakup Krasniqi u ka dhënë përkrahje publike largimit të anëtareve të PDK’së, të cilët po themelojnë iniciativa qytetare nëpër disa qytete të Kosovës, përfshirë Malishevën, Drenasin e Ferizajn.

Shtuar më 31/08/2013, ora 11:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori