Vdekja e ish-kryeministrit japonez Abe, reagon Meta: Do të mbahet mend si një mik i çmuar i popullit shqiptar

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vrasjen e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, i cili vdiq në spital pas një atentati që iu bë në qytetin Nare, teksa po mbante një fjalim elektoral.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shprehet i tronditur për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të ish-Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, teksa dënon me forcë aktin e rëndë kriminal .

Thellësisht i tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të ish-Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

“Dënoj me forcë aktin e rëndë kriminal dhe jam i bindur se autori do të marrë dënimin e merituar!

Duke ruajtur kujtimet e një takimi mbresëlënës gjatë vizitës në Japoni dhe vlerësuar përkushtimin e pandërprerë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, ish-Kryeministri Abe do të mbahet mend si një mik i çmuar i Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

Ngushëllimet më të ndjera për familjen dhe popullin mik japonez, të cilëve u gjendemi pranë në këto momente të vështira!”, shkruan Rama ne Facebook.