Me rastin e gjashtë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës do të ketë katër ditë festime.
Të gjitha
aktivitetet do të zhvillohen nën logon zyrtare të Ditës së Pavarësisë.
Aktivitetet për manifestimin e këtij përvjetori do të fillojnë të premten me një orë mësimi për pavarësinë dhe do të përfundojnë në orën 22:30 të hënën, ku do të ndizen fishekzjarrët nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi.
Manifestimi qendror do të mbahet të hënën në orën 12:00, ku do të parakalojnë edhe njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Për shënimin e 6-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, njëherësh ministër i FSK-së, Agim Çeku, e ka prezantuar para kabinetit qeveritar për miratim, parashihet që
aktivitetet për këtë çështje të fillojnë më 14
shkurt, ku ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat në Kosovë do t’i kushtohet shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Përgjegjës për këtë do të jetë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Po këtë ditë të gjitha komunat e Kosovës janë përgjegjëse që rrugët kryesore dhe sheshet e tyre t’i stolisin me flamuj shtetërorë, kombëtarë, me flamuj të SHBA-së dhe të BE-së.
Aktiviteti i fundit për këtë ditë do të jetë në orën 19:00 në Galerinë Kombëtare të Arteve të Kosovës, ku do të hapet ekspozita e koleksionit të “Marubit”.
Më 15
shkurt do të ketë dy aktivitete që do të jenë në përgjegjësinë e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Duke filluar nga ora 17:00 në Muzeun e Kosovës do të bëhet hapja e ekspozitës “Shkatërrimi i trashëgimisë kulturore në Kosovë gjatë vitit 1998-1999”, ndërsa prej orës 18:00 do të mbahet një
koncert i tenorit të njohur shqiptar Agim Hushi në hotelin “Sëiss Diamond”. Po ashtu, më 15
shkurt të gjitha ambasadat e Kosovës në botë do të organizojnë pritje për korin diplomatik, qytetarët dhe për personalitete të rëndësishme të shteteve përkatëse.
16 shkurti do të fillojë me koncertin e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, nndarsa në orën 19:30 në Hotel “Emerald”, organizohet pritje solemne për mysafirë të ftuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës.
Të hënën, më 17
shkurt, do të festohet përvjetori i gjashtë i shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë.
Në orën 9:00 do të bëhen homazhe para varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, për të vazhduar më pas në orën 10:00 me homazhe para varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari në Prekaz.
Në orën 11:00, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë solemne. Ndërsa manifestimi qendror i këtij përvjetori do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 12:00 ku do të parakalojnë njësitet e FSK-së, Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Korrektues. Të pranishmëve do t’u adresohen me fjalime edhe krerët institucionalë.
Pas manifestimit qendror, Shoqata e Hotelierëve dhe Prodhuesve Vendorë do të organizojnë koktej me produkte vendore në ambientet e Hotel “Grand” për të ftuarit e kryeministrit Hashim Thaçi.
Ndërsa komuna e Prishtinës nga ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” do të organizojë një
koncert për fëmijë. Po ashtu, komuna e Prishtinës prej orës 20:00 do të organizojë një
koncert me këngëtarët më eminentë të vendit. Me të përfunduar ky
koncert, nën organizimin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës do të bëhet ndezja e fishekzjarrëve.
Këshilli organizativ i ka ftuar të gjitha komunat që më 17
shkurt të nga ora 9:00 të bëjnë homazhe në varret e dëshmorëve dhe shtatorëve të heronjve të Kosovës në komunat e tyre.
Gjithashtu, të organizojnë seanca solemne të kuvendeve komunale dhe në mbrëmje do të organizohen koncerte festive.
Për të gjitha
aktivitetet e organizuara për gjashtë vjetorin e pavarësisë, Qeveria e Kosovës ka ndarë një fond prej 100 mijë euro. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2014,
ora 13:32