Për 5 vjet, asnjë integrim në BE
Pëlqej
Bashkimi Evropian gjatë 5 viteve të ardhshme nuk do të pranojë asnjë anëtar të ri brenda unionit.

Një lajm i tillë është bërë i ditur nga ana e presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

"Kjo nuk do të thotë se procesi i zgjerimit do të ndalet, por në këtë fazë, çështjet janë më pak politike, dhe më shumë teknike", ka thënë një burim nga BE-ja.

Ndërsa, deri në atë kohë, negociatat për pranim do të mbikëqyrën nga politikani austriak, Johannes Hahn, “pasuesi” i Stefan Fyles. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori