Për 48 orë do të zgjidhet kriza politike
Pëlqej
Kryetari i Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviç ka bërë me dije për mediat se Jahjaga i ka thënë atij dhe liderëve të tjerë partiakë se zgjidhja për krizën do të gjendet brenda 48 orëve.

Jabllanoviç tha se Lista Serbe është gati ta votojë kandidatin e PDK-së në rast se kjo parti arrin ti mbledhë 52 vota.

Aktualisht, Jahjaga është duke folur me kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Flitet se Jahjaga mund të dalë me një zgjidhje dhe kjo zgjidhje mund të jetë edhe ajo për një kryeministër konsensual mes palëve./albeu.com/

Shtuar më 29/09/2014, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori