Pendohet Mentor Zejnullahu: Kurrë nuk do të shkoj në Siri
Pëlqej
24-vjeçari Mentor Zejnullahu nga Vitia, i cili tentoi të shkonteSiri dhe u kap në Rinas është shprehur se është penduar që do të shkonte të përkrahte ISIS-in.

Ai ka thënë se kurrë më nuk do të tentojë ti bashkohet kësaj organizate.

Babai i tij, Baftiu ka thënë se falenderon Policinë e Kosovës dhe Policinë e Shqipërisë që ia kthyen djalin në shtëpi, raporton KTV.

Ai tha se djali i tij, Mentori asnjëherë nuk ka shprehur agresivitet apo ashpërsi në karakter, por se ishte gënjyer në emër të fesë, por se tashmë e ka kuptuar se islami nuk është me parimet që po i demonstron ISIS-i./albeu.com/

Shtuar më 01/09/2014, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori