Pejë / 2 mijë nxënës rrezikohen nga materialet kancerogjene
Komunarët e Pejës duket se nuk i kanë kushtuar rëndësinë e duhur projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me shëndetin e fëmijëve.

Kjo ka lënë gjallë rrezikun për nxënës nga materiali kancerogjen, azbesti që u rri mbi kokë në çatinë e shkollës fillore më të madhe në këtë komunë, që ka 1 mijë e 800 nxënës.

Prej që është ndërtuar ajo shkollë dhe ka hapur dyert për nxënës në shtatorin e vitit 1978, mbi kulmin e "Xhemajl Kadës" në Pejë, gjenden pllakat mbi çati nga azbesti, shkruan sot "Koha Ditore".

Drejtues të kësaj shkolle vazhdimisht që të ndërrohet çatia e shkollës dhe të mbulohet me materiale të tjera të parrezikshme për shëndetin e fëmijëve, por këto kërkesa duket se kanë shkuar në vesh të shurdhër. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2016, ora 15:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori