PE mbështet Osmanin: Është mirë që ka politikanë të përkushtuar e të përgjegjshëm
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, ka folur për deklaratën e kryeparlamentares Vjosa Osmani, e cila mbrëmë dha qëndrime rreth LDK-së, duke përmendur çështje të rëndësishme të zhvillimeve të fundit në parti e më gjerë.

Përmes një postimi në Twitter Cramon, ka thënë se Osmani ka të drejtë dhe thekson se është mirë që ka politikanë të përkushtuar dhe të përgjegjshëm.

“Vjosa Osmani ka të drejtë. Pajtohem me të gjitha ato që ka thënë. Është mirë të lexoj se ka politikanë të përkushtuar dhe të përgjegjshëm në parlamentin e Kosovës që e dinë se çfarë po bëjnë”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

Ndërkaq, Osmani në KTV, tha se nuk do të largohet nga LDK-ja, edhe pas zhvillimeve të fundit në parti pas situatës me mocionin e mosbesimit.

Ajo u shpreh se për humbjen potenciale të votave nga LDK-ja si pasojë e mocionit, partia është dashur ta mendojë këtë çështje para mocionit.

Osmani theksoi se nuk do të hynte në listën garuese me LDK-në, nëse kjo parti do të kërkonte të bënte koalicion me partitë e PAN-it.
Shtuar më 08/04/2020, ora 17:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori