PE kushte ndaj Serbisë
Kreu i Parlamentit Evropian, Martin Shulc ka ripërsëritur qëndrimin e këtij insitucioni se njohja e ndërsjelltë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Ai i ka bërë këto komente në Bruksel, pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.

“E dimë se pason një rrugë e gjatë, me shumë pengesa, si ajo e fusnotës. Parlamenti Evropian nuk do të hyjë në detaje, sepse kjo është çështje e diplomatëve dhe qeverive. Qëllimi ynë është që Serbia, në fund, të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, duke përmbushur të gjitha kriteret dhe duke krijuar marrëdhënie paqësore dhe të qëndrueshme midis dy vendeve”, ka thënë Shulc.

Daçiq, më herët, ka takuar edhe kryetarin e Këshillit të Bashkimit Evropian, Herman van Rompuj. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2012, ora 15:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori