PE kërkon themelimin e Bashkësisë së komunave serbe
Parlamenti Evropian u kërkoi sot autoriteteve në Prishtinë që "pa vonesë" të themelojnë Bashkësinë e komunave serbe në përputhje me marrëveshjen e arritur "me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës".

Eurodeputetet këtë e kanë theksuar në rezolutën për të cilën kanë debatuar, ndërsa sot pritet të votohet për të.

Deputetët e PE theksojnë se marrëveshjet e deritanishme në dialogun Prishtinë-Beograd duhet zbatuar dhe i bëjnë thirrje shërbimit evropian për çështje të jashtme, në krye të të cilit është Federica Mogherini që rregullisht të vlerësojnë se si dy palët po zbatojnë obligimet e tyre dhe për këtë t’i raportojnë PE. /albeu.com/




Shtuar më 14/06/2017, ora 15:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori