PE kërkon më tepër përgjegjësi nga EULEX-i në Kosovë
Rezoluata për kalimin e kompetencave të EULEX pritet të bëhet në mënyrë graduale.

Ndërsa disa deputetë të Parlamentit Europian në amendamentet e tyre kanë përmendur faktin se janë shpenzuar mbi 1 miliard euro deri me tani misioni i EULEX-it në Kosovë, duke bërë që ky të jetë operacioni më i shtrenjtë i kësaj kategorie në historinë e Bashkimit Evropian.

Teksti i kësaj rezolute nuk ndryshon shumë nga ato të viteve të mëparshme sa u përket çështjeve politike dhe në të shprehet qartë një mbështetje e madhe politike për Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.

Rezoluta për kalimin e kompetencave të EULEX pritet të miratohet pa ndonjë problem. Në të mbështetet edhe avancimi në procesin e liberalizimit të vizave dhe procesin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit.

“U bëjmë ftesë autoriteteve të Kosovës që të përmirësojnë efikasitetin e tyre, përgjegjësinë dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe të respektojnë pavarësinë; u bëjmë thirrje autoriteteve që në mënyrë proaktive të forcojnë sundimin e ligjit, posaçërisht duke proceduar krimin e organizuar dhe korrupsionin, përfshirë edhe në radhët e veta”, thuhet në raport. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2014, ora 10:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori