PDK synon ta thyejë bllokun
Pëlqej
Partia Demokratike synon të thyejë bllokun edhe pse në këtë kohë nuk kanë asnjë partner për bashkëqeverisje. Anëtari i kryesisë së PDK-së, njëherësh deputet në legjislaturën e re, Zenun Pajaziti, ka konfirmuar për gazetën "Tribuna", se PDK është duke punuar për t'i bërë numrat dhe të qeverisë me vendin.

“Do ta presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese sepse çdo gjë që themi tash mund të konsiderohet si presion mbi Gjykatën. Në konsiderojmë se kemi argumente të mjaftueshme ato të cilat i kemi dërguar në gjykatë dhe mendojmë që mandatari i ardhshëm i qeverisë do të jetë partia fituese, pra PDK-ja. Kemi thënë që do të jemi të hapur për bisedime sepse vendit duam t’i japin institucione të qëndrueshme, të fuqishme të cilat do t'i vazhdojnë proceset e dialogut, integrimeve etj.”, ka thënë Pajaziti.

Sipas tij, nëse ky bllok opozitar vazhdon me qëndrimet e ngurta dhe me inate, vendi mund të shkojë në zgjedhje të cilat nuk i dëshiron askush.
Shtuar më 16/08/2014, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori