PDK sulmon Bekim Jasharin në Skënderaj, harrojnë se ai e ndali Vuçiçin
Kryetari i Rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Alban Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Komunës së Skenderajt.

Berisha ka deklaruar se zhvillimet e fundit në kuvendin komunal të kësaj komune kanë vënë në pah edhe një herë paaftësinë, keqmenaxhimin dhe qëllimet e ulëta dhe tendencioze të zyrtarëve komunal, të cilët po përdorin kryetarin e komunës, Bekim Jasharin si trampolinë për shfryrje të mllefit.

Sipas tij buxheti i ofruar për t’u votuar me shumë mangësi, është në dëm të qytetarëve.

I pari i rinisë në Skenderaj ka thënë poashtu se ajo çfarë po ndodh tash e një vit nga qeverisja e Bekim Jasharit është denigrim, provokim dhe ndarje e qytetarëve.

Potimi i plotë:

Zhvillimet e fundit në kuvendin komunal Skënderaj kanë vënë në pah edhe një herë paaftësinë, keqmenaxhimin dhe qëllimet e ulëta dhe tendencioze të zyrtarëve komunal, të cilët po e përdorin kryetarin e komunës z. Bekim Jasharin si trampolinë për shfryerje të mllefit, inateve dhe e përdorin atë si mburojë për mosdijen e tyre.

Një buxhet i tillë i ofruar për tu votuar, me kaq shumë mangësi, i pa planifikuar mirë, i orientuar në interesa të ngushta dhe në dëm të qytetarëve të Skënderajt është i pa pranueshëm për tu votuar. Ata të cilët nuk kanë plan, ide dhe dhe as mendësi udhëheqëse, dështimet e tyre në mes grushtash, fyerjesh e denigrimi të institucionit i adresojnë tek udhëheqësia e PDK-së, dega në Skënderaj. Gjegjësisht Kryetari i Degës, z. Sami Lushtaku, kinse për dorë të zgjatur dhe pengim të proceseve.
Sa për ri-kujtim:
1. Sami Lushtaku ishte i pari që hapi dyert për të rinjtë e anëtarësuar në parti dhe lejoi që Bekim Jashari të bëhet kryetar i komunës;
2. Sami Lushtaku, e përkrahi dhe e mbështeti publikisht Bekim Jasharin dhe me të gjithë forcën e tij i doli në ndihmë të tij;
3. Sami Lushtaku, tregoi vlerë dhe mundësi për të gjithë, edhe për kundër fyerjeve e denigrimit që ju bënë nga eksponentë dhe ish zyrtarë të PDK-së, dega në Skënderaj;
4. Sami Lushtaku, nuk lejoi që të Bie pre e qëllimeve të ulëta dhe tendencioze, përkundrazi ruajti unitetin e degës dhe frymën demokratike, si dhe frymën e shëndoshë të qytetarëve të Skënderajt;
5. Sami Lushtaku, mbahet mend për menaxhim e udhëheqje të mirë të komunës së Skënderajt, e zhvilloi, ndërtoi dhe ruajti frymën e një vendi me vlera dhe parime;
6. Sami Lushtaku, solli projekte, buxhet të konsoliduar dhe përkrahje qeveritare për komunën;
7. Sami Lushtaku, ishte unifikues, fitues me mbi 20.000 vota (lider mbi partiak), dhe mbi të gjitha e ruajti dhe respektoj vlerën e institucionit të komunës dhe vlerave të qytetarëve të Skënderajt.

Ajo çka po ndodh tash e gati një vit nga qeverisja e Bekim Jasharit është:
1. Denigrimi;
2. Gjuha e urrejtëse dhe përqarjes;
3. Shfryerja e mllefit dhe inateve;
4. Provokimi dhe ndarja qytetarëve;
5. Keqmenaxhimi e keqpërdorimi i pozitave;
6. Provokimi e ndjellja e urrejtjes, e mbi të gjitha
7. Një qeverisje jo e mirë dhe jo transparente:

I nderuar Kryetarë i Komunës, z. Bekim Jashari, unë në një intervistë timen dhënë për Klan Kosova në kohën kur ju shpallët kandidaturën për kryetar, u shpreha se kishit mbështetjen time të plotë si qytetar dhe simpatizant i Partisë Demokratike, mirepo duke promovuar disa njerëz inatçor ke lejuar që fyerja, inati dhe gjuha e urrejtjes të ju dominojnë, vlerat e juaja po nënshtrohen nën vlerat e këqija dhe përqarëse, andaj si përkrahësi juaj i dikurshëm, si qytetar i këtij qyteti dhe njëherësh si përfaqësues i Rinisë Demokratike ju bëj thirrje që një herë e mirë të kthjellëni dhe të reflektoni, sepse kështu si e keni filluar dhe po vazhdoni të punoni nuk do të keni mundësi të bëni asgjë për këtë vend dhe këta qytetar.

Me shumë respekt,
Alban Berisha
Kryetarë i RDK-se Skenderaj.
Shtuar më 01/10/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori