Werderi i Rashicës bën ndeshjen më të mirë të sezonit dhe i shpëton rënies direkte (VIDEO)

Skuadra e Werder Bremen ka arritur që në ndeshjen e fundit të Bundesligës t’i shpëtoj rënies direkt.

Ekipi i Rashicës e ka shkatërruar Kolnin sot me rezultat 6:1. Golin e dytë e shënoi Milot Rashica.

Por, nuk ja siguroi plotësisht mbijetesën kjo fitore. Skuadra e Dusseldorf, që ishte në garë me Bremen, pësoi humbje 3:0 kundër Union Berlin sot.

Kjo humbje ia siguroj mbijetesën ekipit të Milot Rashicës. Ata e përfundojnë sezonin në pozitën e 16-të dhe do të luajnë në barazh me vendin e tretë të Bundesligës 2, për të siguruar plotësisht mbijetesën.

Paderborn dhe Dusseldorf përshëndeten nga Bundesliga këtë sezon. Ata do të bëjnë gara në Bundesliga 2 sezonin e ardhshëm./


Shtuar 27.06.2020 16:06