Me vendim të plotë të kryesisë, është votuar dhe mbështetur lista e PDK-së ku përfaqësohen të gjitha komunat e Kosovës; profesionet e shumta; moshat dhe identiteti i vërtetë i PDK-së që buron nga lufta çlirimtare.
Nga 110 kandidatë, 12 prej tyre janë nën
moshën 30
vjeçare dhe 41 nën
moshën 40
vjeçare – që flet për freskinë dhe vendosmërinë e PDK-së për ti ofruar të rinjve dhe qytetarëve vizionin dhe ekipin më të mirë të rimëkëmbjes. Mbi 50% e kandidatëve garojnë për herë të parë në
listën për deputetë.
Sikurse është zotuar, PDK-ja për herë të parë përfshinë në
listën e saj për deputetë personalitete të çmuara të diasporës, si dhe nga Lugina e Preshevës. Ata do të jenë zëri më përfaqësues i tyre në legjislaturën e ardhshme.
Listës i prin kryetari dhe kandidati për kryeminstër, Enver Hoxhaj i pasuar nga Uran Ismaili, Eliza Hoxha, Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Xhavit Haliti, Bajrush Xhemaili, Blerta Deliu-Kodra dhe Abelard Tahiri.
Shtuar më 16/01/2021,
ora 20:54