PDK pret ndryshim të rezultatit sipas këtij skenari
Pëlqej
Zgjedhjet e 19 nëntorit rezultuan me humbje të lehtë të Partisë Demokratike të Kosovës karshi Lëvizjes “Vetëvendosje” në Prizren. Mirëpo, dega e PDK-së në këtë komunë ka bërë disa ankesa në PZAP rreth rinumërimit për disa qendra .

Kandidati për kryetar nga PDK-ja, Shaqri Totaj, në një prononcim për Indekosnline shprehet i bindur se se nëse merren parasysh ankesat e tyre, atëherë pritet të ketë ndryshim të rezultatit.

“Po presim sepse ka mundësirezultati të ndryshohet sepse ne kemi bërë edhe një ankesë për rinumërim në disa vendvotimeve në të cilat ka pas parregullsi. Ankesa jonë është aprovuar dhe presim rezultat prej saj. Po ashtu janë edhe 1600 vota me kush të pa numëruara. Numerikisht ka mundësi të ndërrohet rezultati dhe unë pres që do të ndërroj.”, ka thënë Totaj.

Në balotazhin për zgjedhjet lokale, Mytaher Haskuka ka fituar 50.32 për qind, ose 25.509 vota.

Ndërsa Shaqir Totaj, ka dalë i dyti me 49.59 për qind ose 25.180 vota.
Shtuar më 21/11/2017, ora 12:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori