PDK pranon humbjen: Do kalojmë në opozitë
Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka pranuar humbjen dhe ka thënë se do të kalojë në opozitë.


“Kemi punuar shumë që t’i fitojmë këto zgjedhje, por nuk fituam. Qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne e pranojmë. PDK-ja do të kalojë në opozitë. Por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombit dhe popullit”, ka thënë Veseli.


Ai ka falënderuar anëtarët dhe aktivistët e PDK-së për fushatën.

“Kemi ndarë momente të jashtëzakonshme bashkë. Anëtarëve dhe aktivistëve u them ndjehuni krenar me punën tuaj, se edhe unë ndjehem krenar me ju. Besimi im në ju është i palëkundur”, ka thënë Veseli.
Shtuar më 06/10/2019, ora 22:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori