PDK para një sprove të vështirë
Hashim Thaci
Partia Demokratike e Kosovës gjendet para një sprove të vështirë. Afrimi i kohës së mbajtjes së kuvendit zgjedhor, ka filluar ta dridhë partinë më të madhe në vend dhe lidershipin e saj. Rreziku i një përçarjeje të PDK-së nga fakti i anashkalimit të strukturës së vjetër të njerëzve dhe tendencat e sjelljes së kuadrove të reja në parti, është më se evidente.

Madje qysh tash ka filluar një luftë e ashpër ndërmjet gjeneratave se kush do të mbetet në parti e kush do të shkojë. Kështu të paktën thonë burime të “Zërit” brenda kryesisë së PDK-së, sipas të cilave kreu i partisë, Hashim Thaçi, tash e sa kohë ka fi lluar ta spastrojë partinë nga të vjetrit.

“Ky veprim i Thaçit është dëshmuar edhe me rastin e zgjedhjeve të fundit, ku shumë nga të vjetrit janë lënë jashtë listës zgjedhore. Po ashtu pas zgjedhjeve ata janë lënë jashtë qeverisjes”, ka thënë ky burim, duke paralajmëruar një rrezik të madh për PDK-në.

Ky zyrtarë i lartë i PDK-së, i cili ka folur në kushte anonimiteti, ka thënë se kuvendi zgjedhor, i cili pritet të mbahet kah mesi i këtij viti mund ta përçajë keq partinë si dhe të krijojë fraksione brenda saj.

“Nga ky reformim, të cilin po pretendon ta bëjë Hashim Thaçi, shumë njerëz që kanë dhënë një kontribut të madh për partinë, do të mbesin jashtë organeve më të larta”, tha burimi, duke mos përjashtuar kështu edhe lënien jashtë të emrave shumë të rëndësishëm të PDK-së, shkruan Zëri.
Shtuar më 11/01/2012, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori