PDK nominon Thaçin për kryeministër
Pëlqej
Partia Demokratike e Kosovës
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka nominuar kryeministrin në dorëheqje Hashim Thaçi për kryeministër në qeverinë e ardhshme të vendit. Në Konventën e mbajtur ditën e sotme në Prishtinë, drejtuesit e partisë u shprehën të bindur se PDK-ja do të fitojë zgjedhjet e dhjetorit dhe do të qeverisë vendin në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi ka premtuar se PDK-ja do t’i realizojë premtimet dhe “ëndrrat e qytetarëve do t’i bëjë realitet”. Ai ka thënë se PDK-ja qëllim dhe strategji të vetme e ka Kosovën. “E kemi shpallur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. E kemi bërë vendin me Kushtetutë dhe me ligje. E kemi krijuar FSK-në”.
“I kemi rritur pagat e profesorëve dhe të mësuesve. Do t’i rrisim për 30 % pagat e shërbyesve civilë, dhe benificionet për kategoritë e luftës deri në 50 %”, ka thënë Hashim Thaçi për të shtuar më tej se “Me PDK-në do ta kalojmë sfidën demokratike duke ia kthyer stabilitetin politik në vend. Ne nuk i braktisëm institucionet që me mund i ngritëm. Ne nuk kemi braktisur kurrë, dhe nuk i braktisëm institucionet që i ndërtuam me gjak”, tha Thaçi.
Shtuar më 25/11/2010, ora 19:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori