PDK nënshkruan marrëveshjen e koalicionit me PD-në
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka nënshkruar marrëveshjen e koalicionit me kryetarin e Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani.

Në fjalë e tij, Veseli ka thënë se bëhet fjalë për një marrëveshje me anë të së cilës merren përgjegjësitë për vendin dhe me anë të së cilës synohet që të shkohet përpara.

"Duke falënderuar edhe partnerin e koalicionit si dhe të gjithë partnerët tjerë, thërras çdo qytetar, çdo parti politike t’i bashkëngjitet vizionit të PDK për një Kosovë të zhvilluar, moderne, perëndimore", ka thënë ndër tjera Veseli.

Kujtojmë se partitë politike në Kosovë kanë afat deri në mesnatën e sotme që të dorëzojnë marrëveshjet për koalicion parazgjedhor. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2017, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori