Alibeaj prezanton kandidatin e PD për kryetar bashkie në Sarandë

Enkelejd Alibeaj i shoqëruar nga sekretari i grupit parlamentar të PD dhe deputeti i qarkut Vlorë, Arbi Agalliu, ka prezantuar sot në Sarandë, kandidatin e kësaj partie për kreun e bashkisë.

Prezantimi është bërë në parani të kryetarit të PD Sarandë Vesel Koçiu dhe strukturave politke të Degës së PD Sarandë.

Skënder Muço baba i tre fëmijëve, është një ish-sportist kampion që ka nderuar qytetin me shumë tituj e medalje kombëtare .

Ai dhe gjithë familja e tij janë kontribues e mbështetës të njohur të PD që nga themelimi i sajë.

Alibeaj dhe të tjerë të pranishëm në këtë prezantim , vlerësuan kandidaturën e Muços si më të mirën, një “kampion” në dispozicion të qytetarëve të bashkisë Sarandë për zgjedhjet vendore të 14 majit./Albeu.com/


Shtuar 25.02.2023 21:08