Basha përgatitet për "17 Majin" e dytë dhe futjen në zgjedhje
PDK në ankth, kush humbet nga përplasja e Veselit me Thaçin
Koment nga Ervin Shkulaku

Tashmë zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës janë afër por këto zgjedhje mund të jenë më të rëndësishme që nga themelimi i kësaj partie pasi ka kohë që ka nisur një përplasje e heshtur ndërmjet kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe themeluesit të kësaj partie, presidentit aktual Hashim Thaçit.

Por, nga një përplasje e tillë më e humbur do të dalë vetë, Partia Demokratike e Kosovës, pra votuesit e saj që do ta gjenë veten për një kohë të gjatë në opozitë.

Ka kohë që Veseli i kundërshton me taktikë veprimet që sipas shumicës janë veprime të rrezikshme ne anti-kushtetuese të Hashim Thaçit, dhe të tilla po shtohen dita-ditës.

Por, edhe pse i ka kundërshtuar sërish duket një frikë e Veselit ndaj Thaçit pasi dihet që ky ende ka ndikim në PDK.

E megjithatë sa më shumë të ketë ndikim në këtë parti, po nga kjo parti mund të humbasë gjithçka. Prandaj, Kadri Veseli duhet të gjejë kurajon që t'i dalë hapur Hashim Thaçit dhe pse jo të marrë vendim që t'i bashkohet opozitës dhe në rastin e parë ta shkarkojë nga posti i presidentit. Natyrisht kjo është një utupi për sot pasi nuk e lejojnë ndërkombëtarët shkarkimin e tij se u duhet në dialog dhe vetëm Thaçi i nënshkruan marrëveshje pa iu dridhur qerpiku.

Por, të paktën në këto zgjedhje Veseli duhet të marrë në dorë frerët e partisë dhe për këtë ka dhënë sinjale që do ta ndërmarrë. Para pak ditësh ai ka paralajmëruar largime nga PDK të njerzëve që kanë përfituar nga partia dhe ia kanë kthyer shpinën në raste nevoje.

“Duhet pranuar edhe një fakt, ka shumë individë të cilët e kanë keqpërdor PDK-në, pastaj janë munduar të abuzojnë, pikërisht kanë abuzuar me PDK-në, pastaj e kanë sulmuar PDK-në. Janë shumë, të cilët sot i keni edhe shumë aktivë në skenën politike kosovare. Fat i mirë që nuk janë me ne edhe fat i mirë edhe disa të shkojnë, por, fat i mirë se shumë të tjerë të mirë do të vijnë dhe ne do të jemi të fuqishëm për Kosovën” është shprehur Veseli.

Tani mendoni se cilët dëshiron që Veseli t'i largojë nga partia, natyrisht nuk e ka me militantët e rëndomtë pasi ata i përdorin vetëm në fushata.

Por, natyrisht humbja më e madhe do të jetë për vetë partinë dhe në këtë situatë nuk i shpëton sërish koalicioni me Ramush Haradinajn pasi ky i fundit ka ndryshuar nga ai si ishte në opozitë dhe është i gatshëm të bëjë shumëçka vetëm për të qëndruar në pushtet.

Votuesit e PDK-së të përgatiten se nga zgjedhjet e ardhshme do të hynë në opozitë dhde vështirë se rikthehen sërish ndonjëherë në pushtet./albeu.com/
Shtuar më 30/09/2018, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori