PDK merr përgjigje negative nga Kuvendi
Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
Letra e PDK-së për diskutimin e krimeve pas luftës ka marrë përgjigje negative nga Kuvendi i Kosovës. Jakup Krasniqi, kryetari i Kuvendit, ka thënë se kërkesa ka qenë e paqartë dhe i është kërkuar të qartësohet.

Ndërsa, Adem Grabovci, kryetari i grupit parlamentar të PDK-së ka thënë se partia e tij synon t’i diskutoj të gjitha krimet që janë bërë pas luftës për të gjetur autorët.

“Kjo nuk është përgjigje ndaj kërkesës së AAK për të hetuar SHIK-un. Krimet kanë ndodhur, jo vetëm në Dukagjin, por në krejt Kosovën” ka thënë Grabovci.
AAK javën që shkoi kërkoi komision hetimor për SHIK-un. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2011, ora 13:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori