PDK me Arsim Bajramin përpiqet të nxjerre " Dekadën e Re"
Në tryezën e katërt të debatit, të organizuar nga Instituti për Studime Politike i Partisë DemokratikeKosovës, në Prishtinë, u trajtua tema: Çfarë PDK-je duam në Dekadën e Re? A mundet PDK-ja pas shtetformimit dhe avancimit të shtetësisë, ta modernizoj dhe ta bëj atë me nivel karshi shteteve te BE-së?

Në këtë tryezë debati, morën pjesë Arsim Bajrami dhe deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi Dragusha, theksuan të arriturat dhe sfidat aktuale të partisë DemokratikeKosovës.

“Dekada e Re, afron dhe mobilizon të rinjtë dhe ka në fokus të rinjtë. Kjo nënkupton se ju ecni rrugës së kësaj dekade pa përvojat tona të paraluftës dhe çlirimit të vendit. Ju sot, në përcaktimin e vlerave tuaja, këto përgjegjësi nga e kaluara nuk ju rëndojnë, por vlera juaj, aftësia juaj, kapaciteti juaj për të çuar çështjet jetike të të rinjve përpara”, theksoi Arsim Bajrami.



Shtuar më 21/06/2018, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori