Southgate: Tomori është i dëmtuar, por ndaj Gjermanisë do të ketë një shans

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Nations League kundër Hungarisë.

“Fikayo Tomori dhe Marc Guehi mbërritën të dëmtuar, por rikuperimi i tyre po shkon mirë. Nesër ata nuk do të jenë në ndeshje, por do të kenë një shans kundër Gjermanisë. Sterling nuk ishte në formë disa ditë, të gjithë të tjerët janë në formë perfekte.”

Gjithashtu tekniku anglez foli për atmosferën që e pret në stadium dhe Hungarinë.

“Ne kemi treguar tashmë mendimet tona për këtë problem, racizmi është i papranueshëm. Ata e kanë bërë një herë , shpresojmë mos ta bëjnë përsëri. Ne duhet të vazhdojmë të japim shëmbull.

Hungaria? Është një skuadër për të cilën është e vështirë të shënosh, janë gjithmonë ndeshje të komplikuara për t’u luajtur”, është shprehur tekniku i kombëtares angleze./ h.ll/albeu.com