PDK llogarit numrat për Kryeparlamentarin
Pëlqej
Arritja e numrave të mjaftueshëm për të votuar kryetarin e Kuvendit, po shihet si mision i mundur nga drejtuesit e PDK-së. Duke iu referuar burimeve të saj brenda PDK-së, gazeta Tribuna shkruan sot se ditëve të fundit kësaj partie i janë ofruar të paktën shtatë deputetë nga partitë e tjera pjesëmarrëse në Kuvend.

“Ne tani i kemi numrat për ta votuar kryeparlamentarin dhe për ta krijuar qeverinë e re. Kjo gjë është arritur edhe falë bashkëpunimit të disa deputetëve nga partitë e tjera të cilët na kanë premtuar votën e tyre për votimin e kryeparlamentarit dhe krijimin e qeverisë”, i ka thënë ky burim gazetës Tribuna. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori