PDK: LDK theu rregullat e fushatës
Pëlqej
Edhe pse të gjitha subjektet politike në Ferizaj kanë hapur fushatën zgjedhore, ankesat e para për parregullsi kanë ardhur nga shtabi zgjedhor i PDK-së, i cili përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është LDK-ja ajo që ka shkelur rregullat e fushatës duke vendosur posterët e kandidatit të tyre për kryetar dhe të partisë, para kohës që ka paraparë ligji zgjedhor.

"Sikurse është dëshmuar nga njoftimet dhe faktet e sjella, veprimtarë të LDK-së në Ferizaj, duke filluar nga ora 21:30 e kanë mbushur një pjesë të qytetit me postera të partisë dhe kandidatëve të tyre. Kështu LDK-ja në Ferizaj shkeli rregullat elektorale dhe filloi me fushatën zgjedhore 3 orë më herët se sa e përcakton ligji zgjedhor",-thuhet në njoftimin e PDK-së. “Express” shkruan se nisur nga kjo, ky subjekt mendon se kjo është një shkelje e rëndë dhe që tregon se LDK ka nisur fushatën zgjedhore me shkelje ligjore.

Në anën tjetër, kandidati i LDK-së për kryetar të Ferizajt, Muharrem Sfarqa, ka thënë se ai dhe subjekti i tij nuk janë ithtarë të shkeljes së ligjit, ndërsa nuk ka përjashtuar mundësinë e ndonjë aktivitet të tillë sporadik.
Shtuar më 03/10/2013, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori