E FUNDIT/ Super super Kumbulla! Shqiptari realizon supergol me Romën (VIDEO)
PDK kurrë nuk do ta marrë Prishtinën
Pak orë pasi Blerand Stavileci, në cilësinë e zëdhënësit të PDK-së, bëri publik krijimin e Kabinetit të Qeverisjes së Mirë për Prishtinën, ka ardhur reagimi i fortë i ish-kryetarit të Prishtinës dhe sekretarit të përgjithshëm të LDK-së, Ismet Beqiri.

“PDK, kurrë nuk do ta marrë Prishtinën. Me këtë keq-qeverisje, PDK-ja jo që nuk do ta marrë Prishtinën, por do të humbasë edhe qytetet e tjera të Kosovës. Komunat që udhëheq PDK-ja u ngjajnë më shumë atyre afrikane sesa evropiane”, citohet të ketë thënë Beqiri për RTK-në.

Ai tha se kjo që po bën PDK-ja me këtë iniciativë është tentim për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale dhe për t’u hedhur pluhur në sy qytetarëve të Kosovës.
Shtuar më 24/03/2012, ora 21:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori