Marrëveshja e BE-së për refugjatët, 20 mijë euro për çdo emigrant të refuzuar! Kundërshton Polonia dhe Hungaria

Sot është dita e dytë e Samitit të 27-të të Bashkimit Evropian.

Hungaria dhe Polonia këmbëngulën në kundërshtimet e tyre ndaj marrëveshjes në parim të arritur disa ditë më parë midis ministrave përkatës të BE-së, e cila parashikon:

-kontrollin e parë të kufijve të jashtëm të BE-së nga shtete anëtare të vijës së parë (Greqi, Itali, Spanjë, Portugali dhe Maltë),

-një mekanizëm solidariteti i detyrueshëm. Kjo do të thotë se çdo shtet anëtar i linjës së dytë që nuk pranon emigrantë/refugjatë  nga një shtet tjetër anëtar (p.sh. Hungaria nuk pranon azilkërkues nga Greqia) do të paguajë 20,000 euro.

Për shkak të reagimeve nga Budapesti dhe Varshava, teksti i konkluzioneve u bllokua pasi kërkon që pritja e azilkërkuesve që mbërrijnë në kufijtë e jashtëm të BE-së të bëhet në baza vullnetare, sipas dokumenteve të siguruara nga Agjencia Gjermane.

Siç shkroi një këshilltar i kryeministrit hungarez Viktor Orbán në Twitter të enjten vonë në mbrëmje, “dyshja polako-hungareze po lufton dhe reziston së bashku”.

Përkundrazi, Italia dhe Austria kanë krijuar një front të përbashkët, që së pari, formalitetet e Këshillit Evropian flasin për ruajtje të rreptë të kufijve të jashtëm evropian dhe së dyti, për ndihmë të menjëhershme për vendet anëtare të vijës së parë.

12 miliardë euro për emigracionin në “tavolinë”

Në ditën e parë të mbledhjes së Këshillit Evropian, 27 vendet dhe Komisioni Evropian  u përpoqën të arrinin në shumën e saktë që duhet paguar për të parandaluar hyrjen e paligjshme të emigrantëve në BE dhe në të njëjtën kohë për të lehtësuar hyrjen dhe zhvendosjen legale të refugjatëve brenda vendeve anëtare të BE-së.

Më shumë se 10 miliardë euro për vendet e treta, pra fqinjët e BE-së si Turqia, Libia dhe Tunizia, për të parandaluar hyrjen e njerëzve që nuk kanë dokumente ligjore dhe për rrjedhojë i mbajnë në territoret e tyre dhe 2 miliardë të tjera për të mbështetur vendet anëtarë te BE-së që janë në ballë të migracionit, si Italia, Greqia, Spanja dhe Malta.

Shtetet anëtare janë të ndarë mes atyre që bëjnë thirrje për mesazhe të rrepta kundër shteteve fqinje që lehtësojnë flukset e migracionit dhe atyre që bëjnë thirrje për një bashkëpunim më të madh.

Për shembull, Gjermania jo vetëm dëshiron që t’u jepen më shumë para shteteve fqinje, si Turqia, e cila pret një numër të madh emigrantësh, por në të njëjtën kohë të joshë Ankaranë me përditësimin e unionit doganor BE-Turqi.

Çështja e Turqisë është interesante pasi vendet anëtare të BE-së dëshirojnë një bashkëpunim më të mirë me presidentin Erdogan dhe vendosin si bazë për negociatat e mëtejshme nevojën për normalizimin e marrëdhënieve të Ankarasë me Athinën dhe Nikozinë./Albeu.com/