PDK kërkon rishikimin e mandatit të EULEX
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci e ka cilësuar si të turpshëm dhe denigrues ndaj institucioneve të Kosovës, mënyrën se si EULEX po merret me rastin “Kleçka”.


Në një konferencë për media ai është shprehur se grupi parlamentar i PDK-së është thellësisht i brengosur dhe i zhgënjyer me veprimin e fundit të EULEX-it.



“PDK-ja do të bashkëpunoj me të gjitha grupet parlamentare në mënyrë që Kuvendi të rishikoj mandatin e EULEX-it. “Me veprimet e tilla, EULEX-i po rrezikon proceset në tërësi dhe veprimet e tilla nga ana jonë konsiderohen të padrejta dhe të papranueshme. Prandaj konsiderojmë se Kuvendi i Kosovës duhet ta rishikoj mandatin e EULEX-it në Kosovë”, ka thënë Grabovci.


Sipas tij kryeministri dhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, është i prekur nga ky rast. /albeu.com/
Shtuar më 26/11/2012, ora 16:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori