PDK-ja të shkojë në opozitë
Pëlqej
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri është shprehur se VLAN e ka shumcën dhe se PDK-ja duhet të shkojë në opozitë.

Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës nuk po e pranon dhe nuk e imagjinon dot veten në opozitë.

"Mënyra sesi po sillet PDK-ja ka të bëjë me faktin se subjekti politik i Hashim Thaçit nuk po e imagjinon veten në opozitë", tha Ymeri.

Visar Ymeri ka shtuar se Vetëvendosje është e gatshme të takohet me çdo subjekt politik, pasi i ka të qarta parimet dhe qëndrimet e saj. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 13:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori